Prapaskenë politike e ka quajtur Bardh Spahia arrestimin e tij në gjykatën e Shkodrës, në seancën që po mbahet për masën e tij të sigurisë. Gjykata vendosi arrest shtepie per ish-deputetin e PD-se.
Mbështetës të PD-së e kanë pritur para derës së gjykatës me duartrokitje dhe thirrje mbështetëse, teksa Spahia u ndalua për ngjarjet e ndodhura në KZAZ-në e Shkodrës, ku iu vu flaka materialeve zgjedhore.
Me nisjen e seancës, ish-deputetit Bardh Spahia i është komunikuar akuza, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Prokuroria ka deklaruar se disponon prova e pamje filmike që tregojnë se Spahia ka qenë aktiv gjatë përplasjeve në KZAZ dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë.

Më pas Spahia ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se arrestimi i tij është një prapaskenë politike.
“Ngjarjet për të cilat po diskutojmë sot. Po bëj një parantezë sot jemi përballë një përplasje të fortë politike e sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër
Për këtë kemi marrë informacion nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar
dhe jemi drejtuar nga pallati i Sportit tek shkolla. Morëm informacion se kishte tension dhe u drejtuam atje për të qetësuar situatën.
Duke kërkuar qe situata të qetësohej sepse ishte e tensionuar. Materialet zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe aty ka pasur njerëz të paautorizuar. Ne kishim detyrë për të qetësuar njerëzit. Veprimet e arrestimit tim kanë prapaskenë politike. Mendoj që gjykata duhet ta shohë dhe vlerësojë siç duhet dhe bazuar në ligj”, ka thënë Spahia
