Flor Binaj është një ndër aktorët më të dashur të Portokallisë, që prej vitesh nuk na mërzitet ta shohim në ekran si polici i Portokallisë, djali dhe babai e role të tjera fantastike.
Por Flori bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni të “Verë dhe Portokalle”, ku spektakli i të dielës zhvendoset nëpër qytete për të dhënë shfaqje. Flori thotë se për këtë ka arsye personale dhe profesionale.
““Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dehe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë”,-ka shkruar aktori në një postim në instastory.