Këngëtarja Bebe Rexha, pak para nisjes së koncertit mbrëmjen e djeshme, ka marrë një propozim për martesë.
Propozimi me shaka i ka ardhur nga anëtari i grupit muzikor The Chainsmokers, Alex Pall.

Alex iu ul në gjunjë Bebes dhe i propozoi, ndërsa ajo i është përgjigjur me shaka duke i thënë se i duhet një unazë 10 karatësh për t’i propozuar. Skena u shoqërua me të qeshura, ndërsa videon e ka postuar Alex, i cili ka shkruar se tani që do të martohet duhet të fillojë të kursejë para.
