Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e tij kanë shijuar koncertin e Carla Brunit, bashkëshortes së ish-presidentit të Francës Nicolas Sarkozy.
Rama herë pas here ka publikuar edhe momente të ndryshme nga koncerti o zhvilluar në Amfiteatrin e Butrintit.
Mirëpo, pas përfundimit të koncertit, një prej gazetareve të televizionit ‘Klan’ iu afrua Ramës për t’i marrë atij një përshtypje mbi koncertin dhe këtu ka ndodhur diçka e papritur.
Siç tregohet edhe në kronikën e lajmeve të ‘Klan’, Zaho ia ka rrëmbyer gazetares mikrofonin nga dora duke e ndërprerë kështu intervistën e të atit dhe nuk e ka lejuar të flasë.
