Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rryshfet policisë, arrestohen 2 drejtues automjetesh (VIDEO)

13:07 / June 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia aksident
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona të cilët kanë tentuar ti ofrojnë policisë para në këmbim të mosvënies së gjobës.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës gjatê 72 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh për mitëdhënie.

Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm patrullimet me përzgjedhje, kryesisht për verifikimin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve me motor, por edhe për mangësi të tjera të karakterit administrativ.

Nga verifikimet e kryera, krahas ndëshkimeve me masa administrative apo procedimeve penale të shumta per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga rrugorët e kryeqytetit janë kapur dhe me pas arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues automjetesh të cilët, me veprimet e tyre gjatë kontrollit policor kanë konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Më konkretisht, shtetasi Xh.V, është konstatuar dhe verifikuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 0.80 mg/l, si dhe nga verifikimi rezultoi se drejtonte mjetin ne menyre abuzive ( pa leje drejtimi ), pasi i ishte pezulluar që në muajin Mars me afat 6 muaj po për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe me qellim shmangien e kontrollit policor dhe penalizmit për shkeljet e kryera, ky drejtues mjeti i ka ofruar agjentit verifikues të Policisë Rrugore një kartëmonedhe me prerje 5000 leke të reja.

Gjithashtu në sajë të patrullimeve policore, më herët është konstatuar se shtetasi me iniciale Y. Sh drejtonte automjetin i pa pajisur me siguracionin e vlefshëm dhe me qëllim shmangien e penalizmit për këtë shkelje, i ka ofruar agjentit verifikues të Policisë Rrugore një kartëmonedhe me prerje 1000 lekë të reja.

Te respektosh normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit në rruge është detyrim ligjor, nëse i shkel, përballu me sanksionin e policise dhe mos tento të korruptosh punonjësit e Policisë.



Policia e Tiranes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.