Agjencia Rregullatore mbi Barnat Mjekësore në Britaninë e Madhe ka dhënë alarmin mbi një ilaç, i cili shërben për uljen e tensionittë gjakut dhe përdoret kryesisht nga personat më tension të lartë.
MHRA ka publikuar sëfundmi të dhënat duke shpjeguar se ka konstatuar një përmbajtje të rrezikshme që mund të shkaktojë kancer tek ilaçi i quajtur “Irbesartan Hydrochlorothiazide”, raporton Albeu.com.
Pas këtij alarmi, ilaçi është tërhequr nga tregu dhe po bëhen teste të tjera për të verifikuar problemet e tjera që mund të sjellë kjo përmbajtje në organizmin e njeriut