Lulzim Basha në një dalje për mediat pas takimit me përfaqësuesene ambasadës amerikane Leyla Moses-One duke thënë se 30 qershori do të jetë fundi i regjimit të Edi Ramës, la të kuptohet se si do të ndalohen zgjedhjet e të dielës.
Basha tha se të dielën do të ketë votime, siç bëhen dhe në Korenë e Veriut, por opozita nuk do ti njohë ato. Ai përmendi një lëvizje me hashtagun EdheUnë, ku bëhet thirrje për të bojkotuar masivisht votimiet e 30 qershorit e kjo do të jetë një nga format e protestës opozitare.
“E para nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën dhe Koreja e Veriutnuk ka rëndësi ca mendon kryeministri. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh, dekreti ka çdekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh, që do të thotë çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajtura mitingje elektorale me administratën janë të paligjshme sepse ligji thotë nuk mund të bësh aktivitete të tilla 30 ditë para zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur të mbrojmë demokracinë”, tha Basha.
Por i pyetur nga mediat për akte dhune atë ditë Basha tha se është një mashtrim total dhe një shërbim që i bëhet Edi Ramës. “30 qershori nuk është datë zgjedhjesh po data kur Edi Rama do përpiqet t’i kthejë shqiptarët në kohën e zgjedhjeve njëpartiake me mbështetjen e krimit të organizuar. Shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur pluralizimin dhe do e bëjmë këtë masivisht sa do të zgjasë kjo betejë që ka një përfundim të sigurtë. Fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës”, vijoi kreu i PD-së.
