Mbrëmjen që shkoi stafi i ‘E diela Shqiptare’ ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë, për të regjistruar puntatën e fundit të programit për këtë sezon. Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes që kanë pasur fatin të shohin të pranishmit, ka qenë performanca e rrallë e Pirro Çakos dhe Ardit Gjebreas në të njëjtën skenë. Ata kanë kënduar ‘Kuturu’ që është këngë e Aleksandër Gjokës, por e realizuar nga Çako.
“Nuk mungoi dueti me mikun e përjetshëm”,-ka shkruar Arditi krahas videos që i ka emocionuar të gjithë.
