Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkarkohet prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Ishte kandidat për SPAK

09:49 / June 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eugen beci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Eugen Beci.

Beci ishte dhe kandidat për SPAK, ndërsa pati probleme me pasurinë dhe figurën. Po ashtu probleme iu gjetën edhe gjatë kontrollit të figurës, përfshi kontaktin e papërshtatshëm me një person të publikuar gjatë debatit publik për komplotin e vrasjes së deputetit Tom Doshi. Kjo çështje, më vonë ka rezultuar një ngjarje e sajuar.

Trupa që ka kryer hetime ndaj prokurorit të Krimeve të Rënda kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Roland Ilian.

Beci nuk dha shpjegime lidhur me pasurinë e tij. Ai i tha trupës gjykese që i qëndronte shpjegimeve me shkrim mbi pasurinë, por kërkoi që ngjarja sipas të cilës ai kishte kontakt të papërshtatshëm me një person, të mos merrej në konsideratë.

Gjithashtu, ai shpjegoi se ngjarje të ngjashme mund të përdoreshin në vijim ndaj çdo zyrtari publik.

KPK ka shkarkuar gjithashtu dhe gjyqtarin e Krimeve të Rënda Luan Hasneziri. Në kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës, sipas relatimit të KPK-së, gjyqtari i Krimeve të Rënda, njëherësh edhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese, rezultoi me probleme, të cilat u mohuan gjatë mbrojtjes nga ana e Hasnezirit. Hetimet për një apartament si të vetmen pasuri të paluajtshme që gjyqtari posedonte, si dhe mosdeklarimi i refuzimit të vizës amerikane, sipas Komisionit kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh.

Eugen Beci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.