Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Do të ketë vëllavrasje në 30 qershor”, ja për çfarë akuzohet ish deputeti i PD-së

10:18 / June 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aurel bylykbashi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit një ditë pasi shoqëroi ish deputetin e PD-së, Aurel Bylykbashi për deklaratat e tij se do të ketë vëllavrasje më 30 qershor, policia jep dhe njoftimin zyrtar për të.

Sipas uniformave blu Bylykbashi do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Një ditë më parë, gjatë një takimi të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Elbasan, Bylykbashi tha se nëse do të ketë përplasje më 30 qershor, le të ketë.

“Situata konfliktuale politike po çon vendin drejt një konflikti total, qoftë nga ana institucionale qoftë ligjore që paralajmërojnë fatkeqësisht 1997-ën. Aleanca u bëri thirrje të gjithë qytetarëve elbasanas të mos bëhen bashkëpunëtorë të procesit të 30 qershorit, që synon eliminimin e pluralizmit politik dhe kthimin e vendit ne monizëm”, ka thënë Bylykbashi.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit, në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, shtetasin A.B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Në media dhe rrjete sociale ai ka bërë thirrje për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit më datë 30 qershor 2019.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Aurel Bylykbashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.