Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hyrjet më të reja në botën e miliarderëve janë fëmijët e të pasurve rus

19:06 / June 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alexey Mordashov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fëmijët e Alexey Mordashov po ngjiten shpejt në radhët e më të pasurve në botë, edhe pse njëri prej tyre sapo doli nga adoleshenca.

Njeriu i katërt më i pasur i Rusisë transferoi disa nga pronat e tij javën e kaluar në turneun europian TUI AG, me vlerë 890 milionë dollarë, për fëmijët e tij Kirill, 20 vjeç dhe Nikita 19 vjeç. Në shkurt ai u dha atyre gjithashtu 65% të aksioneve të Nordgold, kompani ari, me vlerë 780 milionë dollarë.

“Qëllimi kyç i pasanikut rus është ruajtja e vazhdimësisë së gjeneratave dhe përditësimi i Kirill dhe Nikitës me ‘artin e të menaxhuarit’” -tha një zëdhënëse për Mordashov.

Mordashov, 53 vjeç, bëri pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 19.8 miliardë dollarësh nga prodhuesi i çelikut Severstal PJSC, ndërkohë që ai gjithashtu zotëron shpërndarësin online të ushqimeve Utkonos. Ai është shembulli më perfekt i të pasurve që trashëgojnë gjithçka tek fëmijët e tyre dhe riciklojnë elitat. Hera e fundit që kjo gjë ndodhi në Rusi ishte para marrjes së pushtetit nga bolshevikët.

Të tjerë të pasur gjithashtu përfshihen në fenomenin e riciklimit të elitave. Leonid Fedun, 63 vjeç, i cili vitin e kaluar i dorëzoi një pjesë të pronave të tij në Lukoil PJSC me vlerë 1.4 miliardë dollarë për djalin e tij Anton dhe vajzën Ekaterina. Vladimir Evtushenkov, ndërkohë, i dha djalit të tij Felix, 5% të aksioneve të Sistema PJSC me vlerë 75 milionë dollarë.

Të pasurit në gjithë botën po përgatiten për trashëgimin më të madh të pasurisë dhe statusit të parë ndonjëherë në glob, si një grup i rëndësishëm i përbërë nga ata vet dhe fatlumët që kanë mundësi të trashëgojnë paratë e tyre. Në Rusi ky është një fenomen akoma dhe më i lehtë dhe që ndodh shpesh, për shkak se ekosistemi ligjor atje lë shumë hapësira për marrëveshje informale.

Disa miliarderë fillojnë duke u dhënë fëmijëve të tyre pozicione formale në perandoritë e tyre financiare për t’u mësuar atyre nuancat e të bërit biznes në Rusi. Olga Rashnikova, bija 42-vjeçare e manjatit të çelikut Victor Rashnikov, 70 vjeç, është në bordin e Magnitogorsk Iron & Steel Works PJSC.

Në vitin 2010, David Iakobachvili dhe tre partnerët e tij shitën një shumicë të aksioneve të prodhuesit të lëngut Wimm-Bill-Dann Foods në PepsiCo për 3.8 miliardë dollarë. Djali i tij, Mikhail, 26 vjeç, u kthye në Moskë pas diplomimit nga Universiteti i Nju Jorkut në vitin 2014 dhe tani mbikëqyr investimet familjare në teknologji të reja si bllokada dhe kriptografi.

“Ai gradualisht po përfshihet në biznes” -tha Iakobachvili.


Alexey Mordashov Victor Rashnikov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.