Një nënë bëri një lëvizje me shpejtësinë e dritës, për të shpëtuar djalin e saj që të mos binte nga ballkoni.
Ngjarja ka ndodhur në Kolumbi, ndërsa pamjet tregojnë një nën dhe fëmijë e saj duke pritur jashtë një dere. Fëmija i kuriozuar nga diçka, drejtohet nga ballkoni.
Në momentin që ai është duke rënë, mamaja e tij e kap nga këmba, ndërsa në ndihëm të saj shkojnë menjëherë punëtorët që ndodheshin aty.
Nuk dihet ende nëse fëmija u plagos gjatë këtij incidenti apo jo, por ajo që bën përshtypje është edhe fakti një moment përpara se fëmija të rrëzohej, e ëma ka qenë duke parë telefonin dhe pasi ka nxituar të shpëtojë të birin, duke e kapur nga këmbë, ajo nuk e ka hedhur telefonin nga dora.
