E enjtja pritet të jetë një ditë plot zhvillime përsa i përket skenës politike shqiptare. Ndërkohë që analistët janë shprehur se ligjërisht e premtja është afati i fundit i botimit në Fletoren Zyrtare për një datë të re zgjedhjesh, kreu i shtetit Ilir Meta ka thirrur në takim kreun e maxhorancës Edi Rama dhe atë të opozitës, Lulzim Basha.
Rama bëri të ditur një ditë më parë se nuk do të shkojë në takimin me Presidentin, për shkak të agjendës së fushatës zgjedhore. Por kreu i shtetit ka thënë se e pret prej orës 05.00 të mëngjesit deri në orën 13.00.
Lexo edhe- Letra/ Meta e fton në takim, Rama përgjigjet: Kemi zgjedhje, jam i zënë
Ndërkaq, Lulzim Basha është paraqitur në orën 09.00 në selinë e Presidencës ku takimi me Metën ka zgjatur 25 minuta.
Mbrëmë në emisionin “Open”, kryeredaktori i “Panorama” Robert Rakipllari tha se ndoshta është lënë një orar pritje deri në orën 13.00 në mënyrë që Presidenti të dekretojë një datë të re zgjedhjesh. Sipas tij, afati i fundit i botimit të një date të re në Fletoren Zyrtare është e premtja, kështu që sot patjetër presidenti duhet të caktojë një datë.
