Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Shqetësimi i Llallës me vend! Të hetohet mënyra e asgjësimit të kanabisit

18:22 / April 22, 20174 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, bashkëndan shqetësimin e kryeprokurorit për asgjësimin e lëndëve narkotike sipas protokolleve të mirëpërcaktuara me ligj. Ish-ministri i Brendshëm Rama, shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime për vërtetësinë e asgjësimit të hashashit nga zyrtarë të policisë.

Deklarata e prokurorit të Përgjithshëm nuk e ka surprizuar kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, i cili në fund të marsit e ngriti ketë shqetësim në Kuvend.

Rama shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime për vërtetësinë e asgjësimit të hashashit nga zyrtare të policisë. Luan Rama me cilësinë edhe të anëtarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare thotë se kryeprokurori Llalla nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata publike, por të nisë hetimet.

Hetimit dhe ndëshkimit ligjor, thotë Rama, duhet të shtrihen nga efektivi më i thjeshtë i policisë deri në zyrtarin më të lartë partiak, nëse rezulton i përfshirë në mbrojtjen apo kultivimin e trafikantëve të drogës.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së njëherazi edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndryshimi i ministrit të Brendshëm ka sjellë frymë pozitivë në luftën kundër drogës.

Sipas Ramës, të gjithë institucionet ligjzbatuese në vend, duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që të hiqet Shqipëria nga lista e zezë e ndërkombëtareve, si vend i kultivimit të hashashit.

Prononcimi i plotë

Nuk më surprizon deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm, pasi është një fakt të cilin unë jo vetëm e kam ditur më parë, por edhe e kam denoncuar shumë më parë në Kuvend si një veprim haptazi të kundërligjshëm të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë asgjësimin e lëndës narkotike të kapur pa praninë e prokurorit, pa praninë e përfaqësuesve të gjykatës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, pa mbajtur procesverbal në tre kopje, siç është detyrimi ligjor për ç’do rast në vendin ku bëhet kapja e lëndës narkotike.

Fakti që jemi përballë realitetit, që është bërë asgjësimi i lëndës narkotike pa praninë e prokurorit, të oficerit të policisë gjyqësore, pa praninë e përfaqësuesit të gjykatës siç e kërkon ligji, natyrisht krijon mundësi për të hamendësuar se jo vetëm nuk është asgjësuar e gjithë lënda narkotike e kapur, por çdokush mund të mendojë, që kjo lëndë është ricikluar dhe mund të jetë magazinuar nëpër tunele dhe depo, siç ka ndodhur për fat të keq të provohet me veprimet më të fundit.

Dua ta ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të shfaqë të gjithë përgjegjësitë si titullar i organit të akuzës që është, të lërë mënjanë deklaratat dhe të ngrejë një grup të posaçëm pune për të filluar çështjen penale për të hetuar dhe për të identifikuar përgjegjësinë e çdo individi që nuk ka zbatuar ligjin apo ç’është më e rënda që ka shkelur ligjin duke bërë “asgjësimin” e lëndës narkotike në kundërshtim me procedurat që përcakton në mënyrë rigoroze kodi i procedurës penale dhe ligji për asgjësimin dhe luftën kundër lëndëve narkotike dhe psikotrope.

Nuk mjaftojnë fjalët. Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokuroria e Republikës është organ akuze. Fjalë shkojnë në kuvend ose në mitingjet partiake e politike. Prokuroria duhet të veprojë me forcën e ligjit për të identifikuar për të hetuar dhe për të ndëshkuar me forcën e ligjit, cilindo që rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale, qoftë nga radhët e organeve të Policisë së Shtetit apo të organeve të tjera të zbatimit të ligjit, apo qoftë cilindo punonjës në administratën publike me nivel përfaqësimi politik në të gjitha nivelet për të dëshmuar jo thjesht vullnet, por forcë në zbatimin e ligjit.

Ka një reagim pozitiv të strukturave të Policisë së Shtetit pas ndryshimit të ministrit. Ka një bashkërendim më të mirë në vlerësimin tim edhe në partneritetin midis Policisë dhe organit të Prokurorisë, por kaq nuk mjafton. Është shumë pak për të na krijuar bindjen që realisht organet e zbatimit të ligjit janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund goditjes me forcën e ligjit të cilitdo që me veprimet apo mosveprimet e veta është bërë pjesë e kësaj gjëme të madhe, siç është kultivimi i lëndës narkotike.

Adriatik Llalla Kanabis Luan Rama politike Prokuroria e Pergjithshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.