Dhjetë muaj pas tragjedisë së Genova, ku humbën jetën 39 persona e mes tyre edhe shqiptarë, pjesa e mbetur e Urës Morandi u hodh në erë këtë mëngjes me eksploziv.
Dhe sot sytë janë në Genova ku 3500 persona janë evakuuar nga zona pasditen e të enjtes dhe në orët e para të së premtes. Janë rreth 400 efektivë për sigurinë në zonë, rrugët drejt zonës janë të bllokuara. Vetëm 6 sekonda duhen për të rënë dy kolonat e mbetura të urës me më shumë se një ton dinamit.

Mjaftoi tingulli i një sirene që të niste operacioni i shpërthimit.
Në këtë tragjedi mbetën viktima dhe dy djemtë shqiptarë , Marjus Djerri, 22 vjeç, me origjinë nga Shijaku dhe Edi Bokrina, 30 vjeç, nga Shkodra. Të dy ishin duke shkuar bashkë për në punë kur ura që po rrëzohej i zuri poshtë.
