Steven Adler është transportuar me urgjencë në spitalin e Los Angeles pasi kishte goditur veten në stomak. Sipas TMZ, bateristi 54-vjeçar nuk pati probleme serioze nga incidenti.
Burime kanë thënë për të TMZ se në shtëpi ka qenë dikush tjetër që lajmëroi urgjencën. I lindur në Kleveland të SHBA, ai ka qenë anëtar i grupit ikonë të rokut metal të viteve ’80 Guns N’Roses, bashkë me këngëtarin Axl Rose dhe kitaristët Slash dhe Izzy Stradlin, basistin Duff McKagan ku hitet e tyre janë legjendë edhe sot si, “Welcome to dhe Jungle”, “Sweet Child O’Mine” dhe “Paradise City”.
Kohët e fundit ai luante me bandën e tij Adler’s Appetite. Çështjet e tij të kaluara me drogën janë të mirëdokumentuara, pasi ai u shfaq në reality shovv si Celebrity Rehab me Dr. Drevv dhe Sober House.
Ndërsa grupi Guns N’Roses bëri të ditur këtë javë se do të nisë një tur në shtator me tetë spektakle, dhe mesa duket Adler nuk do të jetë pjesë e bandës.

