Ambasada e Britanisë së Bashkuar në vendin tonë nëpërmjet një deklaratë thotë se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt.
Ambasada sqaron se çdo formë e nxitjes të dhunës është e papranueshme.
“Gjithkush që angazhohet të dielën, në 30 qershor duhet të luajë rolin e tyre në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt. Çdo formë e nxitjes të dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit“, thuhet në deklaratën e ambasadës.