Ish kapiteni i kombëtares britanike ka një marrëdhënie shumë të veçantë me të bijën, ( dhe është e vetëkuptueshme, erdhi një vajzë pas tre djemve).
Por pavarësisht kësaj, futbollisti legjendar është përballur me një lum kritikash për faktin që e puth shumë shpesh në buzë 7 vjecaren, Harper. 44 vjecari e bëri këtë edhe së fundi, kur e kishte marrë vajzën me vete gjatë një ndeshjeje së Kupës së Botës në futboll për femra, ku kombëtarja britanike luante kundër Norvegjisë. Paparacët duket e kanë mbajtur në objektiv yllin anglez, dhe kapën momentin kur ai përsëri e puthi të bijën në të njëjtën mënyrë.


