Nisi si një sport argëtues, por gara me traktorë ka pësuar një zhvillim të madh në Rusi, duke u bërë kandidat serioz për të qënë një sport kombëtar.
Organizatorët e ‘The Bison Track Shoë’ këmbëngulin se një traktor është mjeti më i përshtatshëm dhe i rehatshëm për rrugët ruse, të cilat mbeten problematike në vend.
Kjo garë mbahet në qytetin rus të Roston që prej vitit 2002, duke qënë një traditë tashmë për këtë qytet. Gara e radhës do të mbahet më 2 qershor në Rostov-on-Don dhe ku pjesë të garës do të jenë më shumë se 30 shoferë.
