Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri në një postim në “Facebook”, ka falenderuar të gjithë punonjësit e OSHEE në krye të detyrës në Mat, Tropojë, Bulqizë, Burrel në Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, e Gjirokastër për të garantuar furnizim me energji pavarësisht kushteve të vështira të motit.
Kjo pasi këto ditë këto zona po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të motoiit të rënduar dhe reshjeve të shumta të borës.
Kështu qe herë pas here ka pasur edhe shkëputje të energjise elektrike.









