Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy italianët e famshëm që votojnë në Shqipëri, njëri këngëtar dhe tjetri prezantues

13:03 / June 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve vendore në Shqipëri, ku nënvizon se mes zgjedhësve të regjistruar janë edhe këngëtari italian Albano Karrizi dhe prezantuesi i njohur, Ezio Greggio, sipas një hulumtimi të realizuar nga gazeta italiane.

Mes emrave të 3,5 milionë shqiptarëve të thirrur për të votuar në 30 qershor, gjenden dhe ato të dy figurave tejet të njohura në Itali: Albano Carrisi dhe prezantuesi i famshëm i emisionit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio.

Abano 1
EZIO 1

“Corriere Della Sera” shkruan se Greggio rezulton votues në njësinë administrative numër 3 në Tiranë, ndërsa këngëtari legjendar në vendin tonë fqinj përtej Adriatikut, është i regjistruar në Vlorë. Albano u bë zyrtarisht qytetar shqiptar me dekret presidencial të botuar në fletoren zyrtare 10 qershorin e vitit 2016, ndërsa përpara tij, janarin e 2015-tës, Gregio kishte qenë në listën e 15 personave, për të cilët ish kreu i shtetit, Bujar Nishani firmosi dhënien e shtetësisë shqiptare.

Pavarësisht kaosit institucional në vendin ballkanik me praninë e një kandidati të vetëm, atij të mazhorancës dhe bojkotin e zgjedhjeve nga opozita, të dy ata janë thirrur të kryejnë detyrën e qytetarit duke hedhur votën e tyre, thekson e përditshmja italiane.

Ajo jep edhe detaje më të hollësishme, duke treguar kështu se drejtuesi historik i “Striscia la notizia” mund të votojë në shkollën “Kongresi i Lushnjës“, dhe Albano në shkollën “Qemal Atatukr” në Vlorë.

Nëse ata do të zgjidhnin ta ushtronin këtë të drejtë të tyre kushtetuese, vazhdon “Corriere” që megjithatë e vë në dyshim një gjë të tillë, do të gjendeshin në një klimë politike të përflakur me qendrën e djathtë që është zotuar të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve duke bllokuar mes të tjerash dhe përdorimin e hapësirave publik dhe mes tyre zyrat e komisioneve zonale të administrimit zgjedhor, dhe ndërhyrjet e ditëve të fundit të SHBA, OSBE dhe Ambasadave më të rëndësishme në vend të cilat kanë kërkuar garantimin e procesit zgjedhor ashtu si dhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar.

Shqiperi votojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.