Pas DJ-t të famshëm Calvin Harris në festivalin Sunny Hill në Prishtinë do të vijë dhe artistja amerikane, Miley Cyrus. Lajmin e bën të ditur vetë këngëtarja me origjinë kosovare Dua Liipa.
“Unë do të shkoj në Kosovë me Mbretëreshën e Kosovës”,- thotë Miley në videon e publikuar nga Dua.
Miley Cyrus njihet nga të gjithë për performancat e saj të veçanta dhe mjaft elektrizuese. Këngëtarja është prej vitesh pjesë e skenave me koncertet e saj dhe i fundit ka qenë ai në Glastonbury.
Ky festival organizohet në fillim të gushtit nga babai i Duas, Dukagjin Lipa.
