Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dështimi i Bashës, reagon Hajdari: Duhet të ngrihet e djathta e re

18:53 / July 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza e Azem Hajdarit, deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetare e grupit Demokrat shprehet se duhet të ngrihet një e djathtë e re pas dështimit të PD-së. Ajo thotë se ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht që të marrësh drejtimin e duhur, ndërsa shton se teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund duke sulmuar Bashën.

“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat. Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund” shkruan Hajdari.

Dje ishte ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, një nga emrat më të rëndësishëm në kohën e Berishës, që reagoi ashpër ndaj kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Topalli rendiste një pas një dështimet e Bashës në krye të PD-së. Sipas saj, jo vetëm që nuk mbajti premtimet që iu dha shqiptarëve, por çoi edhe Partinë Demokratike në vetëvrasje politike, në fundin e saj, duke mos marrë pjesë në zgjedhje dhe duke lënë pa përfaqësur mijëra demokratë në vend.

Azem Hajdari Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.