Aktorja Olta Gixhari përflitet se është në pritje të ëmbël. Këto aludime janë ngritur nga një video e saj e bërë virale në rrjet.
Mbrëmjen e së hënës, Olta ishte në Tuz të Malit të Zi, për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe në një video të gjithë sytë ishin te barku.
Barku i aktores dukej i fryrë me rrobat e ngushta dhe kaq ka mjaftuar të nisin lajmet se Olta është shtatzënë.