Amarda Toska ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku nuk kanë munguar as pyetjet ngacmuese e naive të fëmijëve. Një prej këtyre pyetjeve ishte nëse do të ketë puthje mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit në filmin e ri të tyre “Dy gisht mjaltë”.
Bashkëshortja e Ermalit përgjigjet me një fjali të vetme: Jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket!.
Por fëmijët vazhduan të ngacmonin nëse do të ishte komode kur dy shokë të mirë, siç janë Elvana dhe Ermali të puthen. “Tani, nuk është se e shikoj përditë burrin të puthet me gra të tjera, por e kuptoj profesionin e tij”, tha Ami duke buzëqeshur.