I pyetur nga gazetarët të pranishëm në studio së nëse do të humbiste zgjedhjet në 2025 a do të japi dorëheqjen si Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se, obsesioni për dorëheqjen time deri diku e kuptoj, deri diku nuk e kuptoj.
“Njërin e ke dy herë president, dy herë kryeministër dhe thotë që do bëhem serish kryeministër. Një tjetër e keni kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President Republike dhe serish thotë do të bëhem kryeministër, ndërsa tjetrin e ke në mandatin e tretë kryeministër dhe thotë serish do vazhdonte.
Basha shprehet në emisionin ‘3D’, se “keni tre dinozaur politik dhe që kanë bërë dëme të mëdha për këtë shoqëri dhe i kërkoni hesap dikujt i cili nuk është provuar në pozitën e kryeministrit. Pozita të tjera jam provuar dhe jam gati ta diskutoj”.
Roli im në krye të PD-së është që të mundësojë PD-ja me gjithë kapacitetet e saj ta shfaq të plotë alternativën e saj, ofertën programore dhe ekipin.