Erjona Sulejmani u bë e njohur për publikun shqiptar ku ajo dhe mesfushori nga Tetova Blerim Xhemajli, vendosën t’i japin fund martesës së tyre.
Modelja është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku organizon shpesh herë dhe rubrikën ‘Ask me’. E në këtë rubrikë fansat e Eriona Sulejmanit janë shumë kurreshtarë për të kuptuar se pas historisë me Xhemailin modelja shkodrane do të tentojë të lidhet me një futbollist tjetër.
Ajo ka qenë e qartë për këtë çështje, i ka mjaftuar lidhja me ish-in e saj. Por fansat vijojnë me pyetje e shumë prej tyre e shohin edhe në krah të Ronaldos. ‘A do të doje të kaloje një natë me Christiano Ronaldo?’ ishte pyetja e drejtuar nga ndjekësi. Por edhe në këtë pikë, Erjona nuk është dakord. ‘Jo’ është përgjigjur prerazi modelja ndjekësit të saj.