Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt bën të qartë se BE-ja e shikon me një rëndësi të madhe që të kryhet reforma zgjedhore si fillim.
Ai tha:
“Di që ka shumë spekulime për zgjedhje të parakohshme, por Shqipëria ka një Kushtetutë dhe sipas kësaj Kushtetute, zgjedhjet zhvillohen në vitin 2021, pra diçka më shumë se pas një viti e gjysmë. Ka mekanizma në kushtetutën e Shqipërisë për zgjedhje të parakohshme, por ky është një vendim politik, në të cilin unë, sigurisht, nuk kam zë”.