Moderatorja Ori Nebijaj, ka reaguar për herë të parë, nëse do të jetë zëvendësuesja e Grida Dumës si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së kësaj të fundit.
Nëpërmjet një postimin në Instagram, ajo shprehet se çështja e mandatit të deputetes është rikthyer në vëmendje, por asaj i duhet kohë për të peshuar zgjedhjet. Ajo shprehet se në momentin e parë që u përfshi në politikë, pati kohën e duhur për t’u angazhuar në fushatë me gjithë zemër, e jo vetëm për të mbështetur forcën e saj politike.