Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“A do të mbyllemi në rast përkeqësimi?”, flet Albana Fico: Një masë nuk bën ndryshim, presim vaksinën

21:44 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fico albana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në lidhje e masat e reja anticovid ka thënë se duhet të respektohen nga të gjithë që të kenë efektivitet.

Fico ka theksuar se janë një sërë masash që duhen respektuar për të pasur sukses.

“Një masë e vetme asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të bërë një ndryshim të qenësishëm. Këtë e kemi parë sepse as maska vetëm, as fashat orare vetëm, as kufizimet dhe mbyllje biznesesh vetëm nuk e bëjnë dot një ndryshim. Unë besoj te fakti që të gjitha këto masa që merren, vlerësuar në bazë të situatës, të gjitha në kompleks bëjnë pjesë në mekanizmin e ngadalësimit dhe që ne të shikojmë efektin e një mase, është shumë e vështirë që ne të themi që masa e vetme e bëri ndryshimin. Duhet një fashë 3, 4, 6 javore për të qenë të bindur që ky është ndryshimi që ne prisnim”, ka thënë Fico.

Sakaq drejtoresha e ISHP ka shprehur nevojën e pasjes së një vaksine për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

“Preferoj të flas se çfarë do të ndodhë nëse ne zbatojmë masat, më tepër se sa çfarë do të ndodhë nëse do të ketë një përkeqësim. Të dyja skenaret janë në tavolinë.

Çështja është që a kemi ne në dorë të bëjmë diçka kur nuk kemi një vaksinë? Kur nuk kemi një mjekim specific? Kur nuk kemi preparate që janë të targetuara. Por ajo që është shprehur qartësisht në vendimmarrjen e Komitetit është që të vlerësohen javë pas jave dhe këto masa të jenë deri në tre javë.

Asgjë nuk është e shkruar në gur dhe unë besoj te drita, pra nëse do  të jemi ata njerëz që do të respektojmë masat, sepse në fund të ditës nuk është se si kemi në dorë”, ka thënë ajo.

albana fico mase mbyllemi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.