Prej afro një viti Bashkimi Europian ka çelur debatin nëse do të duhet të ndryshojë më ora dy herë në vit, siç ndodh prej shumë vitesh. Së fundmi BE ka ndërmarrë hapa shtesë për shfuqizimin e këtij rregulli.
Sipas Associated Press, “Komiteti i Parlamentit Evropian votoi të hënën me 23 vota pro dhe 11 kundër, për ndalimin e ndryshimit të orës që kishte ndodhur për dekada në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë”.
Por megjithatë do të jenë eurodeputetët ata që do të vendosin se cila orë do të përdoret në të ardhmen, ajo verore apo dimërore.
Shumë shtete anëtare te BE filluan ndryshimin e ores gjate gjatë krizës së naftës në vitet 1970 si një përpjekje për të kursyer energji.
Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së ndryshojnë orën në të njëjtën kohë. Propozimi tani shkon përpara Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.