Tirana, si ndër qytetet më të populluara në Shqipëri ka shënuar numrin e të infektuarve me COVID. Meqë ka dhe numrin më të lartë të infeksioneve, mjekët specialistë të fushës nuk e mbështetën këtë gjë. Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti pohoi se fasha e parë që duhet të vaksinohet është kategoria në risk.
“Si fillim niset nga shtresat e rriskuara. Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë është i barabartë. Nëse bën pjesë tek pjesa e rriskuar, nuk merret parasysh se ku banon. Tirana ka përqindjen më të lartë të rasteve që e kanë kaluar. Një pjesë e këtij problemi, tregon dhe imunizmi i shumë qytetarëve.”, tha ai. Ndërkohë, Brataj theksoi se; “Tirana ka mbi 50 % të çdo gjëje që flasim. Vaksinimi si ndryshon rregullat e veta. Janë fashat më në rrezik, siç janë shtëpitë e të moshuarve, apo ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Rregullat e vaksinimit nuk ndryshojnë.”.
Në të njëjtin mendim ishte dhe mjeku Pëllumb Pipero. “Se besoj dhe nuk do të ketë diferencim. Vaksinimi do të ketë kriteret e tij e përcaktuar nga OBSH, duke përfshirë si fillim fashën më të rrezikuar. S’do të ketë përcaktime të qyteteve, si Tirana apo Vlora.”, pohoi ai.