Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A duhet të rikthehet Berisha në krye të PD? Bujar Nishani zbulon prapaskenat në selinë blu pak para shpalljes non grata të ish presidentit

21:55 / June 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nishani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lidhur me një deklaratë të bërë prej tij, se Lulzim Basha ka pasur dijeni për përfshirjen e Sali Berishën në listën e zezë të DASH-it, Bujar Nishani solli në vëmendje një detaj nga mbledhja e Këshillit Kombëtar.

“Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kam kërkuar zhvillimin e analizave për zgjedhjet e 25 prillit dhe mu tha se jo, se kemi ngjarje të rënda përpara.

Zoti Kadilli ka pohuar publikisht se e ka ditur ai dhe z. Basha që në muajin shkurt se emri i z. Berisha do të ishte në listën e zezë të DASH.

Po kështu, në datën 16 maj u shpall vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në 13 qershor, ndërkohë që në 19 maj u shpall vendimi i Sekretarit amerikan të Shtetit.

Lulzim Basha në asnjë moment nuk përgënjeshtroi zërat se z. Basha nuk e lejonte qëndrimi i Sali Berishës për tu bërë lider. Basha nuk reagoi asnjëherë lidhur me këto aludime, madje i la hapësirë”, tha Nishani.

I pyetur mbi deklaratën e Berishës se mund të kthehej në krye të PD, Nishani tha se “mendoj se është një mesazh që u jepet demokratëve se gjërat nuk janë mirë, pasi ai po thotë jam gati të bëj një sakrificë për të ringritur PD”.

“Një deklaratë e tillë duhet parë me shqetësim për gjendjen ku ndodhet PD, ndaj dhe mendoj se që nga nesër çdo anëtar i partisë duhet të angazhohet për një rithemelim të partisë”, tha Nishani.

Nishani prapaskenat rikthehen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.