Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A e dini çfarë tregon unaza e fejesës për marrëdhënien tuaj?

10:44 / August 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unaze fejese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Unaza e fejesës ka një rëndësi të madhe në marrëdhënien e secilit nga ne. Prania e saj e bën më të sigurt marrëdhënien e një çifti në të gjitha aspektet.

Madhësia, çmimi dhe stili i saj mund të thonë shumë për çiftin dhe të ardhmen e tyre së bashku. E bukur dhe me shkëlqim, unaza e fejesës është një pjesë integrale e çdo martese.

Unaza nuk është thjesht një objekt që bën dy njerëz së bashku. Ajo është edhe një shenjë e diçkaje më shumë.

Forma dhe dizanji, të gjitha kanë rëndësi

Ekziston një mendim se prerja, forma e gurit dhe dizajni i unazës mund të thonë diçka për një çift dhe marrëdhënien e tyre. Unaza e fejesës është diçka e veçantë pasi ajo mund të përfaqësojë karakteristika të ndryshme të karakterit të vajzës dhe të djalit që e ka zgjedhur atë.

Unaza klasike

Një prerje e rrumbullakët është një stil tradicional dhe i përjetshëm që nuk del kurrë nga moda. Kjo prerje është një variant i përsosur për ata që përpiqen të ruajnë pamjen e tyre tradicionale, që është e përjetshme. Një çift që e zgjedh atë mund të jenë pak konservatorë dhe shumë besnikë ndaj njëri-tjetrit.

Prerje smerald

Një tjetër formë klasike e gurëve është prerja e smeraldit që është e dashur nga shumë çifte. Unaza në tërësi tregon elegancën dhe përsosmërinë. Çiftet që zgjedhin këtë lloj unaze shpesh ndihen të tunduar për blerje luksoze dhe nuk kanë frikë të shpenzojnë para për gjëra të shtrenjta për ta bërë njëri-tjetrin të lumtur.

Unaza e princeshës

Unaza stil princeshe ka skaje të mprehta, duke i dhënë një pamje më gjeometrike. Kjo unazë ka një dizanj modern dhe dhëndri që e zgjedh për partneren e tij është shumë i kujdesshëm dhe dëshiron që gruaja e tij të jetë sa më e lumtur.

Unaza në formë dardhe

Guri në këtë unazë ka formë dardhe dhe loti. Kjo formë unaze ndihmon për të zgjatur gishtat në formë vizuale. Kjo mund të jetë një ndër unazat më pak popullore dhe ka një arsye për këtë gjë. Personat që e zgjedhin këtë lloj unaze janë paksa të çuditshëm. Ata nuk duan të jenë pjesë e një turme, janë individualistë dhe kanë standarde të larta.

Forma ovale

Prerja ovale është një diamant me shkëlqim me një formë të rrumbullakët dhe unike. Këto karakteristika i japin unazës një pamje ekskluziviteti. Ajo u krijua në vitet 1950 si një hibrid i formave të tjera popullore dhe që nga ajo kohë, ky prerje ka mbetur një nga stilet më të pëlqyera të çifteve. Çiftet që preferojnë këtë prerje mund të jenë lloji i njerëzve që duan të jenë përpara tendencave, por jo në krye – ata dinë të mbajnë gjërat klasike edhe moderne.

Gurë të gdhendur

Një grup i gdhendur është një tjetër dizajn interesant për një unazë fejese. Çiftet që zgjedhin një gur të gdhendur janë ndoshta shumë afër njëri-tjetrit dhe pëlqejnë gjërat e thjeshta. Përveç kësaj, ata mund të ndajnë shumë interesa të njëjta dhe janë shumë të ndjeshëm.

Çmimi i lartë i një unaze mund të ndikojë gjithashtu në martesë

Këtu mund të ketë një lidhje mes kostos së unazës dhe divorcit. Sipas një studimi nga Universiteti Emory, nëse njerëzit shpenzojnë shumë para për unazat e tyre të fejesës, ata kanë më shumë gjasa të divorcohen se ata që vendosin të kursejnë. Për më tepër, shpenzimet shtesë të dasmës sjellin stres tek nusja dhe dhëndri, çfarë mund të çojë edhe në divorc më pas.

unaze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas shumë kohe bëhen bashkë Nora Istrefi dhe Roberti, ky i fundit i dhuron unazë në mes të emisionit

21:24 / November 27, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.