“Dy gisht mjaltë” filmi i aktorit dhe moderatorit Ermal Mamaqi ka pasur mjaft sukses nëpër kinematë në Shqipëri dhe Kosovë.
Në një intervistë për platformën e industrisë kinematografike “CineEuropa”, Mamaqi ka zbuluar dhe shumë e fitimeve deri tani nga filmi.
“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve. Në fillim kisha frikë, nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”, u shpreh Ermal Mamaqi për “CINEUROPA”.
“2 gisht mjaltë” së shpejti do jepet në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë. Ndërsa aktualisht filmi ka pushtuar kinematë e Austrisë dhe Gjermanisë.