Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A është apo jo në një lidhje jashtë shtëpisë së “BBV” Luiz Ejlli?

21:05 / January 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luiz ejlli 2 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur hyri në “Big Brother Vip” ai ishte një “i panjohur” në rrjetet sociale, ndërsa sot akoma pa kaluar një muaj numëron mbi 350K ndjekës në Instagram.

Sigurisht Luizi nuk e ka idenë e popullaritetit që ka krijuar jashtë shtëpisë, mirëpo personi që menaxhon llogarinë e tij në Instagram çdo ditë përballet me një lumë ndjekësish që shtohet çdo herë e më shumë.

Po kush është ky person? Ndjekësit e “Iconstyle” na kanë thënë vazhdimisht që këngëtari është në një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” me një vajzë që quhet Jurgena, me të cilën vetë Luizi komunikoi më herët nga ekrani për profilin e tij në Instagram.

E njëjta vajzë fshihet edhe pas llogarisë së tij në rrjetin social. Ndonëse kjo është akoma në stadin e thashethemeve dhe asgjë nuk dihet me saktësi.

Nga ana tjetër Luizi dhe Kiara kanë secili llogari zyrtare në Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës. Qindra faqe janë hapur vetëm me emrin e tyre, ku shpërndahen momentet romantike dhe gazmore të tyre në shtëpi. Por në profilet e tyre në rrjetin social, personat që menaxhojnë llogaritë as nuk i kanë ndjekur në Instagram. Pra Kiara nuk e ndjek Luizin, dhe as Luizi Kiarën. Arsyet nuk janë ende të qarta.

Marrëdhënia e tyre brenda nuk reflektohet aspak jashtë dhe këtu nuk flasim thjesht për një ‘follow”, por edhe për vëmendjen dhe postimet që i kushtojnë menaxhuesit e llogarive, momenteve të Kiarës dhe Luizit.

Në një vështrim të bërë nga “Iconstyle”, vihet re se në llogarinë e Luizit nuk shfaqet askund Kiara përveç një rasti kur ajo dhe këngëtari po diskutonin emra për bebe. Postimi shoqërohet me mbishkrimin, “Si ju duken emrat e përzgjedhur nga Luizi?”, ndërsa Kiara nuk përmendet askund. Gjithashtu vlen të përmendet se në llogarinë e Luizit është edhe një postim me Tean, kur dyshja realizuan këngë së bashku për “Talent Show-n” e realizuar në shtëpi, ku u shpallën edhe fitues.

Nga ana tjetër, Instagrami i Kiarës, i cili menaxhohet nga shoqja e saj Liesa Haxhiasllani, ka vetëm foto të moderatores, përveç një videoje me Luizin. Videoja në fjalë është ajo e ditëlindjes së Kiarës, ku Luizi i bëri një surprizë.

jashte lidhje luiz ejlli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.