Lidhja mes tyre u zbulua që në fund të vitit të kaluar. Është fjala për çiftin e njohur Fero dhe Arbenita Ismajli. Së fundmi Arbenita ishte përfolur për një shtatzëni të mundshme, e aluduar nga fansat e saj dhe të Feros.
E teksa reperi ishte i ftuar në emisionin radiofonik “72 #sen”, nuk mundi që t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me këtë pritje të ëmbël të mundshme.
“Këto janë rrena, ne jemi 21-vjeç as që e kam menduar ndonjëherë, por i kam parë ato lajmet pa lidhje. S’do e kisha fare problem, do kisha dal dhe do e kisha treguar. Unë jam shumë i vëmendshëm me krejt veprimet e mia, nëqoftëse vendos të bëj diçka do e marrin vesh të gjithë, se edhe nëse unë dua të fshehë diçka, s’mundem se jeta ime është në sy të të gjithëve”, ka treguar reperi.