Shumë pak dihet për jetën e saj private. Gjithë sa dimë është talenti i saj dhe puna e jashtëzakonshme për të arritur majat dhe për të mos u ndalur kurrë.
Por sonte Luiza Gegës i është dashur të japë një përgjigje për situatën e saj sentimentale, pas pyetjeve që shikues të shumtë i kanë bërë Ermal Mamaqit, siç tha vetë producenti: “A je e dashuruar”.
Përgjigja e kampiones së Evropës ishte negative edhe sepse siç tha ajo, ky është momenti për t’iu përkushtuar karrierës së saj.