Butrint Imeri ka festuar ditën e sotme 24-vjetorin e tij. Këngëtari ka marrë urime të ndryshme nga fansat e tij, ndërsa së fundmi ka ndarë dhe disa pamje duke treguar se si ndihet.
“Gjendja e ditëlindjes”, ka shkruar Butrinti krah pamjeve me makinën luksoze në ngjyrë të zezë. Nuk dihet nëse kjo është një dhuratë për këngëtarin nga prindërit e tij, por këtë detaj mund ta zbulojë vetë ai në javët në vazhdim. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Imeri solli dhe projektin e fundit ‘Si përpara’, i cili u prit mjaft mirë.