Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A firmos Gazment Bardhi për pagat në PD? Habit me përgjigjen Flamur Noka

22:01 / September 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamur Noka mohon që Gazment Bardhi të ketë kërkuar bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në emisionin “Log.”, Noka i hodhi poshtë këto zëra, megjithëse deklaroi derën e hapur dhe dorën e shtrirë për këdo që është kundër Edi Ramës.

“Proçesi nuk ka nisur dhe nuk flitet për përjashtim. Partia Demokratike është e hapur. Jo vetëm në këtë proçes, por e hapur vazhdimisht që nga dita që në krye të saj është zgjedhur Sali Berisha. Jeni dëshmitarë të thirrjeve të vazhdueshme që kemi bërë që nga data 7 mars e vitit te kaluar. Thirrjet kanë qenë të bashkohemi. Dera ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur. Dora ka qenë e  shtrirë dhe do të vazhdojë të jetë për çdo demokrat dhe deputet që ka si qëllim luftën me regjimin.

A ka pasur negociata? Nuk ka çfarë negociatash mund të thuhet. Ne kemi thënë kushdo të kandidojë mjafton të jetë kundër këtij regjimi.

Zoti Bardhi nuk ka kërkuar për asgjë. Ajo që mund t’u them nuk ka nevojë të kërkojë askush, dera është e hapur. Ne primaret nuk i zhvillojmë vetëm për atë që duan Flamur Nokën. Çdo deputet në rast se ka një ide është i mirëpritur”, tha ai.

Por a firmos Gazment Bardhi për pagat e administratës së selisë blu? Noka nuk dha një përgjigje konkrete, ndërkohë që Bardhi njihet ende zyrtarisht si Sekretar i Përgjithshëm i PD. Lidhur me këtë ngërç në PD, demokrati bëri sërish fajtor Edi Ramën, që sipas tij ka marrë peng logon dhe vulën e vjetër.

“Unë mund të pretendoj sot them të them jam princi i Uellsit. Po kush jam unë? A më njeh Uellsi për princ. Demokratët kë njohin?

Ju do më kërkoni llogari mua pse Rama ka marrë peng vulën dhe logon e  vjetër të PD. Unë ju jap përgjigje. Ramës i intereson të mbajë peng vulën, t’i fryjë zjarrit. Përgjigjen më mirë mund t’ja japin demokratët”, tha ai.

Flamur Noka Gazmend Bardhi Pagat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.