Tani ende nuk e dimë zyrtarisht nëse është ndarë apo jo Angela Martini nga aktori rumun, por dukets e disa njerëz mezi e presin.
Në prag të Vitit të Ri, modelja shqiptare dhe bashkëshorti i saj, aktori rumun Dragos Savulescu, festuan njëvjetorin e martesës në Itali, ku kaluan momente romantike, të cilat Angela preferoi t’i ndante gjithashtu në rrjete sociale.
Lexo edhe- Angela Martini është ndarë nga bashkëshorti? Këto detaje po na bëjnë të dyshojmë
Përveç komenteve të shumta që ka marrë poshtë fotos, ra në sy edhe një koment nga një djalë nga Dubai, që punon për revistën “Harper Bazaar Arabia”. Mohammed i shkruante “I love you!”, koment shoqëruar me shumë zemra. Kujtojmë që Angela Martini kurorëzoi lidhjen e dashurisë me martesë, ku u shfaq një nuse shumë më ndryshe, në 12 dhjetor të 2017-s.