Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“A i rrezikohet fitorja nga Roland Bejko?” Ja si përgjigjet Belind Këlliçi

23:28 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kellicii 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se qytetarët do ta votojnë atë sepse ai qëndron larg debatit politik dhe përqëndrohet tek problematikat që kanë qytetarët.

I ftuar në emsionin “Opinion”, Këlliçi u pyet se a ndihet se i rrezikohet fitorja nga Roland Bejko, kandidat i PD-së së Alibeajt për Tiranën, të cilës iu përgjigj kështu:

“Unë nuk jam i shqetësuar fare për sondazhet e porositura. Nuk kam asnjë problem fare. Këto janë arsyet pse Tirana është sot në kolaps. Unë po ju them që PD e ka bërë vendimmarjen e saj në datë 4 Dhjetor dhe me një shembull të radhë demokracie, jemi sot ekip. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, e kanë vendosur se kë kanë kandidatin e tyre në këto zgjedhje. Unë nuk komentoj kolegë apo ish-kolegë.”

Këlliçi tha se demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, teksa tha se kryetar i PD-së është Sali Berisha dhe se nuk presin asnjë gjykatë dhe as KAS për të ju treguar se kë kanë kryetar.

Blendi Fevziu: Ky votuesi gri, që deri në momentin e fundit nuk e ka ndarë menjen kur sheh që PD-ja nuk zgjidh një problem. Bejko më shumë ka folur kundër Berishës se Veliajt, ju jeni të detyruar që t’i ktheni përgjigje?

Belind Këlliçi: Qytetari do të më votojë mua sepse unë po qëndroj larg debatit politik. PD-ja ka një kryetar që është Sali Berisha, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kryetar Berishën dhe nuk presim as gjykatë dhe as KAS që të na tregojë se kush është kryetari i PD. Qytetarët janë të lumtur që kanë një kandidat që i flet për çështjet që i shqetësojnë.

belind kellici fitorja Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.