Ish-prokurori dhe ish-drejtuesi i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, tha se ndryshimet duhet të nisin që aty ku prodhohet vota e pastaj për të shkuar deri te qeverisja, Parlamenti dhe Presidenti.
I pyetur nëse pas dënimit të ish-prokurorit Adriatik Llalla, mund të jenë, Berisha, Meta apo njerëz të tjerë të qeverisë, peshqit e radhës, Hajdari tha se është vetëm fillimi.
“Kam qenë i bindur dhe vazhdoj të jem i tillë, që reforma e thellë që kemi bërë në sistemin e drejtësisë e ka përmbysur totalisht atë, ku politika prodhonte të gjithë kupolën e drejtësisë, Prokurorin e Përgjithsëhm, anëtarët e Gjykatës së Lartë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e zyrave kryesore të Prokurorisë, e kemi përmbysur të tërë.
Jam i binduar që në ditët, muajt, vitet në vazhdim, historia e Reformës në Drejtësi ka për të qenë një histori suksesi. Pa përmendur emra, se unë jam njeri i parimeve të forta, zoti Llalla është vetëm fillimi.
Është një gjë pozitive, sepse në kuptimin e besueshmërisë së publikut në organet e reja të drejtësisë ka qenë i lëkundur. Shpresoj shumë, ashtu sikurse shpresojnë edhe faktorët ndërkombëtarë që mbështesin reformën, edhe publiku shqiptar, që pas këtij rasti, por edhe rasteve të tjera që janë nën hetim, SPAK-u do të rezultojë histori suksesi,” tha Hajdari.