Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A ka ardhur në Shqipëri koronavirusi i ri? Rakacolli: Ruajuni nga ata që kanë ardhur nga Anglia!

21:20 / December 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mira Rakacolli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Varianti i ri i Coronavirus-it i shfaqur në Britaninë e Madhe ka vënë në alarm botën dhe shumë shtete kanë ndaluar udhëtimet me këtë vend. Por a ka shanse që ky virus të ketë hyrë në vendin tonë? Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e pyetur për ABC news nëse ky virus ka mbërritur në Shqipëri, ajo u përgjigj se është herët për ta thënë këtë, por paralajmëroi qytetarët të ruhen nga ata që kanë ardhur nga Britania e Madhe.

“Duhet parë si do të shkojë trendi, nëse do të ketë rritje duhet të bëhen sekuencat. Ne kemi laboratorin e referencës që ndodhet në Londër, për ta çuar atje, dhe në Berlin, nëse do të kemi dyshime, patjetër që do ta bëjmë.

Por kjo nga ana praktike e të sjellurit, duhet të ruhemi nga udhëtarë që vijnë nga Britania. Nuk e dimë nëse ka mbërritur në Itali, shpesh flitet shumë, edhe në mënyrë të papërgjegjshme. Krahas ndërprerjes së fluturimeve në Angli kemi vendosur karantinimin për ata që që vijnë në kufirin shqiptar, por që si pikënisje kanë pasur Britaninë e Madhe”.

Por a mund të sillet ndryshe me ata që e kanë kaluar njëherë, varianti i ri i virusit? “Është shpejt për të nxjerrë të tilla konkluzione. Akoma nuk janë gjëra të përcaktuara, është sëmundje e re, ajo që dihet deri tani, thuhet që është që vërtetë që ka shkallë infeksioni më të lartë, por mendohet që sëmundja që shkakton nuk është më e rëndë se ajo.

E dyta që është shumë e rëndësishme, ishte fjala a të mbron vaksina? Dhe mendimi deri tani është po që të mbron. Gjërat do të shikohen në dinamikë. Nuk mund të kemi mendim të prerë shkencor”.

Pezullimi i fluturimeve me Britaninë është vendosur deri në datë 6 janar, por cfarë do të ndodhë më pas? “Nuk ka asgjë që nuk lëviz, është menduar kjo, të shikojmë si do të zhvillohen situatat deri atëherë.

Është vendosur një afat, ta shikojmë këtë afatin 2 javor si do të shkojë dhe të shikojmë, ne nuk kemi thënë që do të hiqet pas datës 6, mund të shtohen vende të tjera, mund të hiqen” tha ajo

Mira Rakacolli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.