Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

A ka e kanë brakstisur ndërkombëtarët Kosovën? Osmani: Pa SHBA, ne do ishim zhdukur si shtet

21:53 / September 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vjosa Osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaron se pa SHBA-në, Kosova do ishte zhdukur si shtet. Në një intervistë për “Top Story”, Osmani e konsideron raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ekzistencial për Kosovën, si dhe risjellë në kujtesë një pasazh të Biden në një nga fjalimet më ikonike sa i përket pushtimit të Ukrainës.

“Në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi kush qëndron me ty”.

Pjesë nga biseda:

Duma: Ka ndonjë gjë që është thyër në marrëdhënie me SHBA-në dhe duhet riparuar edhe nga faktorë të rëndësishëm politik siç jeni ju?

Osmani: Unë jam thellësisht e bindur se për suksesin e Republikës së Kosovës si shtet sovran i integruar në strukturat euroatlantike duhet të vazhdojmë ta trajtojmë raportin me SHBA si ekzistencial. Këtë fakt unë e kam përjetuar si një e re në politikë e angazhuar në proceset kyçe të pavarësisë së Kosovës, të njohjes së saj, të hartimit të Kushtetutës së parë të Republikës tonë, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Asnjë sukses i yni nuk do të arrihej pa rolin ekzistencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontributi i tyre shihet në çdo sferë, në çdo frymë të republikës tonë. Madje 4 korrikun unë e përmenda jo vetëm për simbolikën që ka, por edhe për të treguar se është ndërtuar për herë të parë ushtria jonë. Uniformat e para që kanë mbajtur ushtarët tanë kanë qenë uniformat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është vetëm simbolikë, është një lloj zgjidhje afatgjate strategjike që tregon, ashtu sikurse e tha edhe Presidenti Biden në një nga fjalimet ikonike sa i përket pushtimit të Ukrainës, “në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi ku qëndron, për çfarë qëndron, por mbi të gjitha kush qëndron me ty”. Kosova ka përjetuar gjenocidin, ka përjetuar një situatë ku secilin prej nesh, edhe fëmijët në atë kohë, tentonin të na vrisnin për të na hequr nga faqa e dheut.

Kjo nuk ka ndodhur para shumë shekujsh, është një përjetim që secili prej nesh në Kosovë e kujton çdo ditë. Prandaj nuk duhet të harrojmë kush qëndroj me ne në momentet kur Serbia tentoi të na zhdukte nga faqja e dheut. Kush qëndroi me ne kur bëmë hapat e para si shtet.

braktisje ndërkombëtare Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.