Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se hapja e listave me këtë sistem është tërësisht e pamundur. Ai shtoi se opozita nuk ka frikë nga heqja e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa shtoi se Rama po tenton të pengojë rrotacionin politik në vend.
“Nuk mund të kemi lista të hapura me një sistem proporcional rajonal ato kanë vlerë kur ke një sistem proporcional kombëtar. Ky sistem kërkon një prag. Është një debat që do kohë dhe pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë. Sot po bëhet një lojë, janë bërë qesharakë në kufijtë e pakrahasueshmes. Për ne nuk është problem edhe nëse hiqen koalicionet, kjo nuk është frika jonë. Përballja me Ramën nuk ka asnjë pengesë. Rama me të njëjtin mekanizëm, në 2017 nëpërmjet lojërave u fut në një marrëveshje dhe këtë marrëveshje bëri. Këtë tenton të bëjë prapë. Ai nuk është në ato kushte që ka qenë para katër vitesh. Është një kryeministër, që ka të gjithë botën kundër. Duke e parë në këtë sens është i vetmi kryeministër që përpiqet të pengojë rrotacionin politik”, shtoi ai.