Lei Kraja një imazh i ri i ekranit e cila eshte dhe e pëlqyer qe di të tërheqesh gjithmonë vëmendjen e publikut. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht foto shume provokuese dhe tërheqëse njekohesisht.
Për jetën mes stadiumeve dhe futbollistëve që fshihen pas portretit të bukur, Lei Kraja rrëfeu në një intervistë për mediat online.
Moderatorja simpatike u pyet nëse i shkruajnë futbollistët apo e ftojnë për një gotë dhe ajo përgjigjet kështu:
“Unë nuk shpërndaj sms-të që më shkruajnë qoftë futbollistët, personazhet, ose persona të tjerë, pasi nuk ndaj me publikun jetën time private. Ngjallja e kureshtjes të bën atraktive. Por dhe nëse ka ndodhur, është mëse normale. Në një farë mënyre, i kemi kolegë. Nëse nuk do të na kishte pëlqyer bota e futbollit, duke përfshirë lojtarët, nuk do ishim pjesë e kësaj fushe kaq të bukur. Dhe nëse kanë shkruajtur nuk është krim. Por për çfarë është kjo gotë dhe sa larg e çon, e ke në dorë vetë.”
Cilat janë disa nga 50 hijet e Leit?
“Uf! Nuk kam 50, po shumë (qesh). Jam e mirë, e çiltër, funny, e kujdesshme dhe shumë besnike. Por sigurisht që kam anën time negative. Më ngel hatri shumë shpejt, me ngelet mendja, jam lunatike, prekem, jam shumë kokëfortë, nuk mund bëj shoë fare. Nëse më bezdis diçka, më lexohet në fytyrë. Nëse nuk më pëlqen, të injoroj 100 për qind. Dhe atë gjë që e dua, e marr. Dhe lista vazhdon. Hahaha…, por jam shumë e sinqertë dhe realisht nuk di të jetoj me gënjeshtra.”