Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula është shprehur se institucioni i saj e ka punën të pandikuar nga çdo gjë që ndodh, duke iu përgjigjur kështu anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshi.
Ajo tha se institucioni i shërben vetëm ligjit duke i bërë apel medias të ndjekë rastet hap pas hapi.
“Në 1500 personalitete rreth 30 janë gjetur me probleme në sektorë shumë të rëndësishëm” –tha me tej Sula.
Në dokumentin e lëshuar nga Autoriteti i Dosjeve Sheshi ishte i kalsifikuar si bashkëpunëtor dhe anëtar i sigurimit të shtetit, ndërsa u shpreh se dorëzimi i dokumenteve prej tij rezultonte me probleme.