Mbrëmjen e sotme në Top Story, i ftuar ishte Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, në kuadër të ditës së Fiter Bajramit.
Gjatë intervistës, i pyetur nëse vendi jonë rrezikon nga ekstremizmi fetar, ai tha se kjo është absolutisht e refuzuar nga çdo fe, e sidomos feja islame.
Grida Duma: Shikon rrezik për ekstremizëm fetar në Shqipëri?
Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu: Normalisht ekstremizmi fetar, kanë qenë gjithmonë në botë, sidomos në një botë të globalizuar, pakica e pakicave të pakicave që asnjëherë nuk ka qenë mazhoritar…
Ekstremizmi është i refuzuar nga çdo fe, dhe sidomos nga feja islame, dhe ne e dimë që paraardhësit tanë, qofshin myslimanë apo të krishterë, e kanë kuptuar qartë mesazhin hyjnor të feve përkatëse, dhe e kanë praktikuar dhe shpjeguar qartë, dhe nuk kanë lënë asnjë lloj mundësie për ekstremizëm.