Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A ka shpresë Shqipëria në Botëror? De Biasi: Interesantë lojtarët e rinj ku duhet të investohet

19:41 / November 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gianni de biasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka qenë i pranishëm në ndeshjen mbyllëse të kualifikueseve të europianit dhe megjithëse nuk kishte më shpresë për Shqipërinë Gianni De Biasi e konsideron fushatën kualifikuese me nota pozitive edhe pse kuqezinjtë nuk mundën të përsërisnin historinë e 4 viteve më parë.

“Shqipërisë kualifikimi i iku nga duart në ndeshjen me Turqinë, ku për një keqkuptim pësuam gol, më pas ndeshja me Andorrën… Reja bëri vetëm 8 ndeshje dhe besoj se rrugëtimi ka qenë mëse dinjitoz. Të përsërisësh nuk është e lehtë, aq më tepër në një realitet të vogël si Shqipëria ku nëse nuk ke lojtarë niveli do të jetë e vështirë të arrish objektivë të rëndësishëm. Tek kombëtarja po ndërrohen brezat, shumë lojtarë të rinj dhe interesantë tek të cilët federata dhe Reja mund të investojnë për dyvjeçarin e ardhshëm për kualifikueset e Katar 2024”, shprehet De Biasi.

Por a ka shpresë Shqipëria në Botëror?

“Do të varet edhe nga grupi që do të bjerë, por ka lojtarë të mirë si Gjimshiti apo Manaj. Duhet këmbëngulur sepse kanë të ardhme. Kundër Francës kishin emocione për shkak të debutimit në stadiumin e ri. Mëkat që pësuam shumë shpejt, aq më tepër në golin e dytë”, tha De Biasi.

De Biasi në fakt ishte i ftuar nga Federata e Futbollit për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”.

“Është një krenari për të gjithë Shqipërinë sepse besoj se është stadiumi më i bukur në Ballkan. Nuk është i madh, është stadium perfekt për dimensionet e Shqipërisë. I vetmi problem ishte terreni i lojës, por dihet që fusha përfundoi në momentet e fundit”, tha ai.

Sa i përket planit personal, De Biasi pret të drejtojë një kombëtare, ose një skuadër në Serie A.

“Kam qenë në bisedime me Sampdorian, por në fund vendosën për Ranierin. Jam në bisedime me një kombëtare, por unë dua të zgjedh skuadrën ku do të shkoj. Dua të gjej një skuadër ose një kombëtare ku unë mund të bëj diçka të mirë”, përfundoi ai.

Tv Klan

boteror De Biasi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.